Parat e drogs pr viktimat

Basha u shpreh se strategjia e re e luftës kundër drogës parashikon përfshirjen të gjitha institucioneve.
“Me Agjencinë e Administrimit të Pasurive do të bashkëpunojmë që me pasuritë që iu marrim këtyre tregtarëve të vdekjes, t’i vëmë ato në shërbim të rehabilitimit të këtyre viktimave”, u shpreh Basha.
Ndersa ministri i Shendetesise e ka pare ne nje aspekt moral luften kunder droges. Ai ka deklaruar se Ministria e Shendetesise eshte prane te gjitha familjeve qe kane mes tyre nje perdorues droge, per t’i ndihmuar jo vetem nga ana shendetesore por edhe morale.
“Ne mbështesim cdo familje shqiptare e cila përballet me këtë fenomen. Shumë familje shqiptare, marrin mesazhe të qarta për mbështetjen që jepet”, u shpreh Vasili.
Sllogani i ketij viti i caktuar nga Organizata e Kombeve te Bashkuara eshte, “mendo per shendeti- jo droges”. Ne Shqiperi mendohet te kete rreth 30 mije perdorues, nga te cilet 10 mije prej tyre jane perdorues heroine, qe konsiderohet si droga me e forte dhe varsesia ndaj te ciles eshte edhe me e madhe.