E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paratë dhe kartelat e kredisë e dëmtojnë shëndetin

b2Sipas rezultateve të një studimi britanik të bërë para pak kohësh te 10 për qind e njerëzve duart janë shumë të infektuara me baktere nga bankomat.
Shkencëtarët britanikë tërheqin vërejtjen se të hollat dhe kartelat e kredisë janë të dëmshme për shëndetin. Arkëtari kryesor i Bank of England, Chris Samon, kontrollon bankomat e sapo shtypura prej 50 funteve me ndihmën e xhamit zmadhues për të zbuluar nëse janë të rregullta. Por, nëse do ti kontrollonte ato me ndihmën e mikroskopit pas disa javëve do të përjetonte një befasi të pakëndshme, atë të cilën e kanë përjetuar shkencëtarët në Universitetin Queen Mary”, në Londër.
Bankomat nga letra kanë afat të qëndrueshmërisë prej 18 muajve deri në 10 vjet dhe në to gjatë asaj kohe mblidhen koloni të tëra të baktereve, sqaron dr. Reginald Kotler. P.K

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›