Parid Xhihani refuzon Odesan e Zaporozhian

Nderkohe qe, ka terhequr edhe vemendjen e disa klubeve te tjera ukrainase, ku te interesuara per sherbimet e tij ishin Metalurg Zaporozhia dhe Odesa Çernomorets.
“Me behet qejfi qe tifozet me kane perzgjedhur si lojtarin me te mire te sezonit te kaluar. Do te bej te pamunduren qe te vazhdoj t’u dhuroj atyre kenaqesi dhe ta ndihmoj Zorian drejt sukseseve ne te ardhmen”, deklaroi ish-sulmuesi i Kombetares U-21 te Shqiperise.
“Nuk do te largohem nga skuadra, do te vazhdoj te luaj ketu, sepse kam kontrate me klubin dhe synoj ta respektoj marreveshjen”. Ofertat ishin joshese, por fakti qe eshte kthyer ne nje lojtar te rendesishem, e shtyn Xhihanin te mos largohet. “Metalurg Zaporozhia eshte interesuar per mua, por nuk kishte asgje me shume. Gjithsesi, nuk kisha ndermend te largohesha. Edhe Odesa me kerkonte, por preferova te qendroja te Zoria”.
Sulmuesi eshte edhe ne sondazhin per lojtarin me te mire te kampionatit. Ai ishte golashenuesi i dyte me i mire shqiptar ne Evrope, pas Hamdi Salihit, qe shenoi 14 gola me austriaket e Ried.