E Enjte, 5 Nëntor 2026

“Paris 2024”, Manastirliu: Ekipi shqiptar me dy medalje olimpike në sportin e mundjes

TIRANË, 11 gusht /ATSH/ Ekipi Olimpik shqiptar, me 8 sportistë, e mbyll përfaqësimin në Lojërat Olimpike të Parisit, me dy medalje olimpike në sportin e mundjes.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu përgëzoi Islam Dudaev, që i dha Shqipërisë medaljen e dytë historike në Lojërat Olimpike, “Paris 2024”.

“Një tjetër medalje Olimpike për Shqipërinë” shkroi Manastirliu në rrjete sociale.

“Sportisti Islam Dudaev i sjell Shqipërisë medaljen e dytë të bronztë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, në mundjen e lirë, në kategorinë e peshës 65 kg”, tha ministrja.

Manastirliu u shpreh krenare për mundësit Valiev e Dudaev, që ngritën lart emrin e Shqipërisë në arenën olimpike.

“Krenarë për kampionët Chermen Valiev dhe Islam Dudaev që na dhanë emocione të jashtëzakonshme dhe ngritën lart emrin e Shqipërisë në arenën olimpike”, tha ajo.

1 nga 3

/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›