E Enjte, 5 Nëntor 2026

“Paris 2024”, Manjola Konini mbyll garën e 37-ta në qitje

TIRANË, 2 gusht /ATSH/ Manjola Konini është renditur e 37-a në qitje, në garën 25 metra me pistoletë për femra.

Qitësja shqiptare grumbulloi 569 pikë, që nuk i mjaftuan për t’u kualifikuar në finale, teksa pak ditë më parë u eliminua dhe nga kualifikueset e disiplinës 10 metra me pistoletë.

Konini bëhet sportistja e tretë shqiptare që mbyll garën në Lojërat Olimpike “Paris 2024” pas Kaltra Meçës dhe Grisi Koxhakut, të dy në not.

Tashmë shpresat e Shqipërisë për të arritur një medalje në këtë Olimpiadë janë tek 5 sportistë, Franko Burraj dhe Luiza Gega në atletikë dhe në mundje me Zelimkhan Abakarov, Islam Dudaev dhe Chermen Valiev.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›