E Enjte, 5 Nëntor 2026

“Paris 2024”, atleti Franko Burraj kalon raundin paraeliminator në 100 m dhe thyen rekordin personal

TIRANË, 3 gusht /ATSH/ Atleti shqiptar Franko Burraj e ka  nisur me këmbën e mbarë aventurën e tij në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Burraj ka arritur të kalojë raundin paraeliminator në garën e 100 metrave dhe ka thyer rekordin personal, teksa regjistroi kohën 10.6 sekonda.

25 vjeçari Burraj garoi në baterinë 3 në garën e 100 metrave. Sprintieri shqiptar doli i dyti në baterinë e tij, teksa i pari u rendit  Noa Jerrel Gary (Mauritani). I treti u rendit Favoris Muzrapov (Taxhikistan), ndërda i katërti Felix Chun Hei Diu (Hong Kong).

Për më tej kalojnë automatikisht dy vendet e para të secilës bateri ndërdsa 12 atletëve u bashkëngjiten edhe 4 të tjerë, të cilët do të japin kohët më të shpejta.

1 nga 8

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›