E Enjte, 5 Nëntor 2026

“Paris 2024”, mbyllin garimin notarët Grisi Koxhaku dhe Kaltra Meça

TIRANË, 30 korrik /ATSH/ Notari shqiptar Grisi Koxhaku garoi sot në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Koxhaku e mbylli garimin e tij në vendin e 5-të në baterinë 3, me kohën 52.32.

Kjo ishte një garë modeste për sportistin debutues të Team Albania.

Ndërsa dje ishte notarja Kaltra Meça, e cila mbylli në vendin e katërt garimin në baterinë e saj.

Sportistja më e re e Team Albania garoi në baterinë e parë kualifikuese në 200m stil i lirë, ku vendosi kohën 2:12:21 dhe arriti të renditej e 4-ta.

1 nga 9

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›