E Diel, 1 Nëntor 2026

Paris/ Prapaskenat e marshimit të Klerikëve

Edhe myftiu i Tiranës Ylli Gura, tha se shpresonte që mbarë shqiptaria të qe ndjerë krenare për gjestin e tyre. "Përtej emrave tanë, të gjithë vëllezërit tanë që ishim në 11 janar në Paris, besoj se edhe një herë si një komb i vogël jo vetëm Shqipëria në kufijtë gjeografikë, por edhe Kosova edhe Maqedonia e Mali i Zi apo kudo në diasporë ku jetojnë shqiptarët, gjykoj dhe besoj se jam i drejtë në atë që të mendoj, se janë ndjerë paksa krenarë", përfundoi myftiu i Tiranës Gura.

Kjo është hera e dytë që klerikët shqiptarë marshojnë në Paris pas marshimit në 3 maj në vitin 1980 me rastin e emërtimit të një sheshi të këtij qyteti me emrin e heroit tonë kombëtar “Gjergj Kastriot Skënderbeu”. Në marshimin e 34 viteve më parë ishin Imami Isa Tropojani, Imzot Prence dhe peshkopi arbëresh Ferrara.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›