E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paris arrestohet radikali qe plagosi ushtarin

Një 21-vjeçar u arrestua ditën e mërkurë në kryeqytetin e Francës, Paris, i dyshuar si autori i plagosjes me thikë të një ushtari në lagjen qëndrore të "La Defence", gjatë fundjavës.

Sulmi, i cili erdhi vetëm pak ditë pasi një ushtar u qëllua për vdekje me hanxhar në rrugët e Londrës nga disa muslimanë ekstremistë, shërbeu për të ndërgjegjësuar Francën për rrezikun e fanatizmit fetar. I arrestuari, për të cilin njihet vetëm emrin Alexandre, ishte një francez i konvertuar në islam dhe sipas policisë, ishte i vendosur që të "vriste një përfaqësues të shtetit". Ai i bëri pritë ushtarit dhe ndërsa ai po ecte në rrugë, e goditi me një thikë në fyt. Megjithatë, për fat të mirë të viktimës, tehu i thikës nuk ishte aq i gjatë dhe ushtari mundi t'i mbijetonte plagëve të marra, pasi u shoqërua me urgjencë në një spital. Mësohet se identiteti i autorit të dyshuar të këtij sulmi i zbulua nga kamerat e sigurisë të ndodhura në "La Defence". Policia franceze anti-terrorizëm është ajo që ka marrë në dorë çështjen. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›