Paris, grabitet shtepia e Monica Bellucci-t

Grabitesit kane shfrytezuar largimin e ciftit per ceremonine e ndarjes se cmimeve ne Festivalin e Kanes, per te hyre ne apartamentin e Monica Bellucci-t e Vincent Cassel ne Paris.
Ata kane hyre permes taraces ne shtepi dhe kane marre qe aty bizhuteri dhe sende personale. Shifra e grabitjes eshte llogaritur 80 mije euro. Bashke me bizhute eshte zhdukur edhe pasaporta e aktores, qe keto dite do te nisej per xhirime ne SHBA.
Nga apartamenti qe gjendet ne bulevardin Ménilmontant ne lindje te kryeqytetit, mungojne edhe dy kompjutera. Ende asnje gjurme nga grabitesit.