E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paris xhepistet mbyllin muzeun e Louvre

Një prej muzeve më të vizituar në botë, ai “Louvre” në Paris, nuk u hap ditën e mërkurë për shkak të një proteste të stafit, motivuar nga vjedhjet e shpeshta të hajdutëve ordinerë.

Sipas stafit të muzeut, xhepistët, shumica fëmijë, kanë vendosur në qendër të sulmeve të tyre, pa dallim, si turistët ashtu edhe stafin e muzeut. Rreth 200 punonjës morën pjesë në protestën e organizuar nga sindikata, sipas Agjensisë Franceze të Lajmeve “AFP”. Administrata e muzeut tha se i ka kërkuar më parë ndihmë policisë për t’i ndihmuar në zgjidhjen e këtij problemi. Sipas statistikave të publikuara nga vetë “Louvre”, ai ishte muzeu më i vizituar në botë në 2012-n, me më shumë se 10 milionë vizitorë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›