E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parisi mund të humbasë shkëlqimin e tij vitin që vjen

parisParisi mund të humbasë imazhin e tij si një qytet i shndritshëm vitin që vjen. Presidenti Francois Hollande dhe ministrja e Energjisë, Delphine Batho janë duke marrë në konsideratë që të fikin dritat gjatë natës në qytet për të kursyer para.

Kështu, nëse plani do zbatohet, qyteti nuk do ketë drita jashtë zyrave publike, në dyqane e në rrugica.

Një vendim i tillë do të aplikohet edhe në qytete të tjera.

Qeveria franceze ka në plan të përmirësojë eficencën në energji me 20 përqind deri në vitin 2020.

Në korrik të këtij viti qeveria kërkoi nga zyrat e shtetit që të fikin dritat e neonit nga ora 1 deri në 6 të mëngjesit.

Një propozim i tillë nuk është mirëpritur nga banorët dhe biznesi, që druhen se klientët dhe turistët nuk do vijnë në një qytet që dikur njihej si Qyteti i Dritave, por që tani është në errësirë.

Në vitin 2011, Francën e vizituan 81 milion turistë, ndërkohë që në industrinë e turizmit janë punësuar 900 mijë njerëz.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›