E Diel, 1 Nëntor 2026

Parkim i ri nëntokësor te Liqeni, hapësira sipër me gjelbërim dhe rrugëkalime për këmbësorët

TIRANË, 23 shtator/ATSH/ Një parkim i ri nëntokësor do të ndërtohet në hyrjen veriore të Parkut të Madh të Liqenit Artificial, pranë sheshit “Frederik Shopen” në Tiranë.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga projekti, i cili synon t’i japë zgjidhje nevojës së qytetarëve për më shumë vende parkimi, pa zënë hapësirat publike në sipërfaqe.

“Ja si do të jetë parkingu i ri nëntokësor në hyrjen veriore të Parkut të Madh të Liqenit, pranë sheshit “Frederik Shopen” në Tiranë. Më shumë vende parkimi, ndërsa mbi të do të krijohet një hapësirë e gjelbër me pemë, gjelbërim dhe rrugëkalime për këmbësorët, në shërbim të qytetarëve”, shkruan Rama.

Parkimi do të ketë dy nivele, ku kati -1 do të shërbejë për automjetet, ndërsa kati -2 do të jetë i dedikuar për autobusët.

Mbi parkim, hapësira do të rikthehet në funksion të qytetarëve, me gjelbërim, pemë dhe rrugëkalime për këmbësorët.

Parkimi do të pajiset gjithashtu me sisteme ventilimi, kamera monitorimi, kontroll aksesi dhe ndriçim modern.

/k.s/j.p/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›