Parking i ri nëntokësor në Tiranë, Rama: Më shumë vende parkimi dhe hapësira të gjelbra

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga projekti për ndërtimin e një parkingu të ri nëntokësor në Tiranë, në hyrjen veriore të Parkut të Madh të Liqenit, pranë sheshit “Frederik Shopen”.
Sipas kryeministrit, projekti synon t’i japë zgjidhje nevojës në rritje për vende parkimi në këtë zonë të kryeqytetit, duke shmangur zënien e hapësirave publike në sipërfaqe.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka ndarë edhe pamje të projektit, duke treguar se hapësira mbi parkingun do të vijojë të shërbejë për qytetarët.
Projekti parashikon që funksioni i parkingut të zhvendoset nën tokë, ndërsa sipërfaqja të rikthehet si një hapësirë e gjelbër dhe e aksesueshme për këmbësorët.
“Ja si do të jetë parkingu i ri nëntokësor në hyrjen veriore të Parkut të Madh të Liqenit, pranë sheshit “Frederik Shopen” në Tiranë. Më shumë vende parkimi, ndërsa mbi të do të krijohet një hapësirë e gjelbër me pemë, gjelbërim dhe rrugëkalime për këmbësorët, në shërbim të qytetarëve”, shkruan Rama.
/rtsh.al/