Parkinsoni, sëmundje që duhet të jeni vigjilent ndaj shenjave

Parkinsoni, një nga çrregullimet neurogjenerative që vjen si pasoje e humbjes së neuroneve përgjegjëse për prodhimin e lëndës së dopaminës prek kryesisht levizjet dhe mund të sjellë ndryshime të forta në trupin e njeriut.
Neurologia Entela Basha thotë se meshkujt janë më të prekur së femrat dhe se mosha e diagnostikimit është ulur për shkak të ndërgjegjësimit.
Përveç geneve shkaktarët janë edhe faktorët ambjentalë dhe kimikatet e ndryshme.
Kush ka familjarë të afërt me këtë sëmundje duhet të jetë vigjilent ndaj shenjave. Nga kjo sëmundje nuk humbet jetën por cilësia e saj prishet. Në stadin e 5-të vdekja shkaktohet nga patalogjitë që i mbivendosen. Ajo zgjat 15-25 vite nëse trajtohet mirë.
Gazetare Sonila Mlloja
/ rtsh.al /