E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parku Bristol, VMRO akuzon për kërcënime, LSDM mohon

Grupi i këshilltarëve të VMRO- DPMNE-së, informoi se nuk kanë marrë pjesë në seancën e mbrëmshme të Këshillit të Komunës Qendër, në parkun tek hoteli “Bristol”, për shkak se siç thuhet në kumtesë, kërcënimeve të vrazhdët nga aktivist partiak të LSDM-së dhe PLD-së. Nga VMRO- DPMNE-ja thonë se “me siguri janë të njëjtit nga lista për pagesa të Komunës Qendër, të paguar nga qytetarët e komunës”.

“Me këtë se takimi i caktuar nuk është asnjë seancë e jashtëzakonshme e Këshillit, por një takimi mini- partiak për promovim politik të LSDM-së dhe prefektit Zhernovski, i cili në vend të ndërtoj diçka, me paratë e qytetarëve paguan takimet partiake. Vet fakti që grupi i këshilltarëve të VMRO- DPMNE-së, edhe pse qëllimmirë dhe me sinqeritet dëshironte të jetë pjesëmarrës në takim , u pengua nga aktivist të LSDM-së dhe PLD-së, kjo dëshmon se Zhernovski i shmanget ballafaqimit me të vërtetën”, thuhet në kumtesën e VMRO- DPMNE-së.

Kryetari i Këshillit të komunës Qendër, Mirosllav Shipoviç, i cili vjen nga radhët e LSDM-së, thotë se të gjithë këshilltarët janë ftuar zyrtarisht në seancën e caktuar dhe se mbrëmë askush nuk e ka informuar se do të mungojnë, e as se fizikisht dikush është sulmuar, Shipoviq, thotë se pas përfundimit të seancës në media ka parë deklaratën e këshilltarit të VMRO- DPMNE-së Ilia Ilijovskit, se kanë qenë të sulmuar dhe ju është ndaluar të marrin pjesë në seancë.

“Pyetem a thua incidenti, që është vepër e rëndë penale, është denoncuar në polici, duke patur parasysh se Iliovski është jurist besoj se ashtu ka vepruar. Përveç kësaj meqë saktësisht thonë se bëhet fjalë për anëtarë të PLD-së dhe LSDM-së, i ftojmë me ndihmë të policisë dhe organeve të tjera zyrtare t’i identifikojnë autorët. Nëse për 5 ditë kjo nuk do të zgjidhet nga institucionet do të konsideroj se këshilltarët e VMRO-DPMNE-së të udhëhequr nga Ilioski gënjejnë”, tha Miroslllav Shipoviç, kryetari i Këshillit të komunës Qendër.

Në këtë rast, thotë Shipoviç, grupi i këshilltarëve të Lidhje të ardhmërisë do të ngrejë padi për shpifje. Shipoviç konsideron se këshilltarët e VMRO- DPMNE-së nuk kanë marr pjesë në seancë për shkak të frikës nga tema, dhe pohon se privatisht kur bisedojnë pa kamera, ata janë kundër prerjes të drunjve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›