Parlamenti Europian miraton rezolutën për Kosovën

Parlamenti
Evropian u bëri thirrje vendeve të BE-së që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e
Kosovës, ta bëjnë një gjë të tillë. Parlamenti e bëri thirrjen në një rezolutë
që miratoi sot në Strazburg, me 424 vota pro, 133 kundër dhe 24
abstenime.
Shumica e
vendeve të Bashkimit Evropian e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, me
përjashtimin e Qipros, Greqisë, Sllovakisë, Spanjës dhe Rumanisë. Ministri i
Jashtëm serb Vuk Jeremic I tha televizionit B92 se rezoluta është e
papranueshme, pasi siç u shpreh ai bie ndesh me kushtetutën e Serbisë dhe
ligjin ndërkombëtar.
Rezoluta
i kërkon Serbisë të vazhdojë të mbajë një qëndrim konstruktiv ndaj misionit të
EULEX-it. //mm