Parlamenti Evropian diskuton situaten ne Shqiperi

Burime zyrtare nga delegacioni i BE ne Tirane bejne te ditur se debati i paradites se sotme ne PE per zgjedhjet lokale te 8 majit ne Shqiperi u zhvillua ne Komisionin per Marredheniet me Jashte te ketij Parlament. Ne qender te debatit ishte raporti i delegacionit ad hoc te PE qe ndoqi nga afer procesin e votimit me 8 maj. Te njejtat butrime vene ne dukje se kreu i delegacionit te Parlamentit Europian per vendet e Europes Juglindore Eduard Kukan nuk fshehu pesimizmin dhe zhgenjimin per permiresimin dhe nxjerrjen e Shqiperise nga stanjacioni politik ku ndodhet edhe pas zhvillimit te ketyre zgjedhjeve.
Kukan citohet te kete thene qe situata ne Shqiperi ishte e qete dhe e rregullt diten e votimit ku prania e nderkombetareve ishte jetike por pas dites se votimit pati nje perkeqesim te saj kur kandidati i koalicionit Aleanca per Qytetarin. Lulzim Basha kerkoi rinumerimin e votave te hedhura gabimisht ne kutite jo perkatese per votimin e kryetarit per Bashkine e Tiranes. Ai raportoi gjithashtu qe KQZ mori vendimin 4 me tre vota gje qe shkaktoi debate. Per Eduard Kukan situata politike ne Shqiperi u tensionua shume sidomos pas vendimit per te rinumeruar votat kur opozita nisi protestat dhe u largua nga parlamenti. Kukan theksoi se procesi zgjedhor nuk ka perfunduar akoma dhe vendimi perfundimtar do te jepet nga Kolegji Zgjedhor.
Sipas tij situata ne Shqiperi per nje kohe te gjate eshte perfshire nga mosbesimi politik dhe polarizimi politik. Nderkohe qe pjesemarrja e larte ne zgjedhjet lokale te 8 Majit tregoi se njerezit kujdesen dhe e duan te ardhmen e tyre raportoi ai ne debatin e sotem.
Duke permbledhur vleresimin e tij per procesin zgjedhor Kukan tha se zgjedhjet lokale te 8 Majit treguan paaftesi per te pasur nje dialog politik per zgjidhje konsensuale dhe mirekuptim ne parimet kryesore demokratike.
Situata paszgjedhore ka qene ne qender edhe te nje takimi qe kane zhvilluar sot paradite me Presidentin Topi tre ambasadoret e akredituar ne Tirane Ettore Sequi i BE Aleksander Arvizu i SHBA-se dhe Eugen Wollfarth i OSBE-se.
Kukan citohet te kete thene sot ne PE se BE dhe diplomacia nderkombetare po zhvillojne takime koke me koke me dy drejtuesit politike kryesore Sali Berishen dhe Edi Ramen dhe po u bejne thirrje per vetepermbajtje.
Levizjet e BE dhe te diplomacise nderkombetare behen ne nje kohe kur procesi zgjedhor eshte ne fazen e ankimimit te opozites ne Kolegjin Zgjedhor dhe te kundershtimit te saj ndaj shpalljes prej KQZ-se te Lulzim Bashes kandidatit te Aleances per qytetarin fitues te zgjedhjeve per kryetarin e Bashkisese Tiranes rezultat i ardhur pas numerimit te fleteve te votimity te hedhura jo ne kutine per kryetar bashkie por ne ne kuti te tjera qe permbanin flete votimi per organet e tjera drtejtuese te pushtetit lokal te kryeqytetit
Autor Ani Ruci
Redaktoi E.Xhani