Parlamenti gjerman zgjat mandatin e ushtrisë gjermane në Kosovë
Me shumicë absolute parlamenti gjerman ose Bundestagu, ka zgjatur edhe për një vit mandatin e Bundesëerit në misionin ndërkombëtar paqeruajtës në Kosovë. Aktualisht në Kosovë ndodhen në detyrë rreth 1500 ushtarë gjermanë. Dhoma e ulët e Parlamentit gjerman pasditen e së enjtes me shumicë votash, miratoi vazhdimin e mandatit të misionit të forcave ushtarake gjermane në Kosovë deri në 30 qershor të vitit 2011. Vendimi parashikon reduktimin e forcave ushtareke gjermane të Bundesverit prej 3.500 deri në 2500 ushtarë në kuadër të misionit të KFOR-it. Bundestagu gjerman votoi me shumicë votash, edhe ate 486 vota për mbështetjen e vendimit të miratuar nga Qeveria muajin e kaluar. Kontigjenti gjerman deri tani ka qenë me pjesëmarrje më të madhe të ushtarëve në kuadër të misionit të KFOR-it. pak ditë më parë, edhe ushtria greke deklaroi se do të zvogëlojë në mënyrë massive pjesëmarrjen e saj në misionin paqeruajtës në Kosovë, në një kohë që qeveria e Athinës po lufton kundër krizës madhore të borxheve. Më se 600 ushtarë grekë dhe anëtar të personelit mbështetës, do të tërhiqen gradualisht nga Kosova, duke filluar në muajin nëntor të këtij viti, sipas planit më të gjerë për tërheqje të paqeruajtësve të NATO-s.