E Martë, 3 Nëntor 2026

Parlamenti i Tajlandës voton Paetongtarn Shinawatra si kryeministren e vendit

Parlamenti i Tajlandës ka votuar këtë të premte vajzën e manjatit miliarder dhe ish-liderit Thaksin, Paetongtarn Shinawatra si kryeministre të vendit.

Votimi erdhi dy ditë pasi Gjykata Kushtetuese e Tajlandës hoqi nga detyra ish-kryeministrin Srettha Thavisin, në një vendim të befasishëm që e zhyti vendin në pasiguri të mëtejshme politike dhe ngriti shqetësime të reja mbi erozionin e të drejtave demokratike.

Paetongtarn, fitoi 319 vota në Dhomën e Përfaqësuesve, pasi u emërua si kandidatja e vetme nga koalicioni qeverisës i partisë së saj Pheu Thai për të zëvendësuar Srettha.

Ajo ende duhet të miratohet nga Mbreti Maha Vajiralongkorn përpara se të mund të marrë zyrtarisht detyrën dhe të emërojë një kabinet.

Paetongtarn do të jetë kryeministrja e dytë femër e Tajlandës, pas tezes së saj Yingluck Shinaëatra – dhe më e reja që do të mbajë postin.

Paetongtarn ishte një nga tre kandidatët për kryeministër për Pheu Thai përpara zgjedhjeve kombëtare në maj të vitit të kaluar.

Paetongtarn është vajza më e vogël e ish-kryeministrit Thaksin Shinaëatra, i cili u rrëzua në një grusht shteti ushtarak në vitin 2006. Thaksin është një nga figurat më me ndikim të Tajlandës, politikat ekonomike dhe populiste të të cilit i mundësuan atij të ndërtonte një makinë politike që ka dominuar politikën tajlandeze për dy dekadat e fundit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›