E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti i ri Rama Konkursi per studiot ska lidhje me Topallin e Berishen

TIRANE- 25 studio te huaja kane shprehur interes per te marre pjese ne konkursin per kompleksin e ri parlamentar. Ne mbledhjen e Komisionit Shteteror Kryeministri Berisha deklaroi transaprene ne perzgjedhjen e projektit fitues ku permes nje debate publik do te perfshihet ne vendimarrje edhe mendimi i qytetareve.
Sipas kryeministrit prishja e Piramides per te ndertuar parlamentin lidhet me se shumti me aspektin ekonomik se sa figuren e diktatorit Enver Hoxha.
Kreu i qeverise nuk ka kursyer akuzat ndaj kryetarit te Bashkise Edi Rama i cili nuk mori pjese ne mbledhjen e Komisionit Shteteror.
Kryetari i Bashkise ne 12 vjet pervec kumbullave te kuqe qe nuk bejne fruta nuk la gje ne qytet tha Berisha.

Permes nje letre drejtuar kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli kryebashkiaku Rama shpjegoi arsyet e mungeses ne kete mbledhje.
Deshiroj tu them se nuk shoh arsye per pjesemarrje ne kete mbledhje qe nuk ka as renditje as permbajtje. Ky komision nuk ka kurrfare pune e kompetence per te shqyrtuar listen e studiove dhe percaktuar cfaredo qofte lidhur me shprehjen e interesit te tyre. Juve zonja Topalli nuk ju kerkoi kush te shpikni gjera qe ne boten e qyteteruar jane rutine dhe nuk ua ka borxh kush qe ne vitin 2010 ta beni kaq qesharak parlamentin. Do tju ftoja te reflektoni mbi demin e madh qe i keni bere dhe vazhdoni ti shkaktoni institucionit te parlamentit me kurajon dhe arrogancen e te paditurit shkruhet ne letren e Rames.

Me ndertimin e kompleksit te ri parlamentar tek Piramida i cili parashikohet te jete gati per fetimet e 100 vjetorit te pavaresise se vendit kryesia e Kuvendit do te shnderrohet ne pallat drejtesie ndersa godina aktuale e parlamentit ne teater kombetar.

e.n/news24/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›