Parlamenti irakian miraton ligjin për praninë ushtarake
Bagdad -Parlamenti irakian miratoi sot paketën ligjore që lejon qëndrimin në Irak të trupave nga Britania, Australia, Salvadori, Rumania, Estonia dhe NATO-ja pas mbarimit të mandatit të OKB-së në fund të këtij viti, deklaroi zëvendëskryetari i parlamentit.
"Kjo nismë mori një shumicë votash dhe autorizon qeverinë për ndërmarrjen e hapave të nevojshëm në lidhje me trupat e huaja joamerikane", u shpreh zëvendëskryetari i parlamentit, Khalid al-Attiya.
Ai shtoi se kjo paketë masash do t'i lejojë trupat e huaja joamerikane të qëndrojnë në vend deri në fund të korrikut të viti 2009. Grindjet politike në parlamentin irakian rrezikuan sot shtyrjen e mëtejshme të miratimit të masave, që duheshin bërë deri më 31 dhjetor.
Mosmarrëveshjet pritej të trajtoheshin në një seancë speciale që do të zhvillohej sot pasdite, ku do të diskutohej edhe mbi detyrën e kryetarit të parlamentit, Mahmud al-Mahadani, për të cilin disa deputetë kërkuan të largohej.
Konflikti në lidhje me kryetarin e parlamentit irakian Mahadani, sunit, i cili në vitin 2006 u vendos në krye të parlamentit të porsakrijuar irakian, bllokoi punën për masat që autorizonin qëndrimin e trupave nga Britania, Australia, Salvadori, Rumania, Estonia dhe NATO. Sot pasdite, Mahadani dha dorëheqjen.