Parlamenti miraton kufizimin e imunitetit dhe rregulloren ne mungese te opozites

Foto ilustruese parlament
Tirane 24 shkurt 2011 NOA- Pak minuta me pare nisi seanca per rregulloren dhe mandatet.
Qe ne hyrje te saj pati replika mes Kryetarit te grupit kuvendor socialist dhe Kryeparlamentares Jozefina Topalli lidhur me orarin e votimit.
Pas replikave opozita bojkotoi punimet dhe ligjvenesit e mbetur ata te maxhorances votuan me 73 vota pro asnje kunder dhe asnje abstenim vendimin per rregulloren e ndryshuar te Parlamentit.
Rregullorja e ndryshuar parashikon kalimin ne fund te seances te diskutimit te lire prej 60 minutash dhe denimin me perjashtim nga seancat per 3 jave te atyre deputeteve qe bllokojne me shume se dy minuta foltoren e Kuvendit
Me po te njejtin numer votash u miratua edhe vendimi per kufizimin e imunitetit te deputeteve dhe funksionareve te larte shteterore.
Seanca-maratone e nisur qe prej ores 10.00 te mengjesit te sotem eshte shoqeruar gjate gjithe dites me replika dhe akuza e kunder akuza ne radhet e opozites dhe maxhorances.
Opozita gjate gjithe kohes ka kundershtuar kufizimin e imunitetit dhe ndryshimin e rregullores.
a.y/NOA
Lajme te ngjashmeRuci-Topallit Formalisht zbato rregulloren u tregua qe parlamenti eshte i maxhorancesRuci Dorehiqu Berisha 32 vrasje rendojne mbi tyBalla Me 21 janar mercenare ne KryeministriBerisha Imuniteti opozita mbron korrupsionin Thaci Opozita per mua eshte vlere Lidhje73 vota pro kufizimi i imunitetit opozita orarin e votimit parlamenti replika Rregullorja votuan