E Martë, 3 Nëntor 2026

Parlamenti në seancë maratonë-Sot pasdite deputetët mblidhen sërish për të votuar iniciativat ligjore

Parlamenti pritet të mblidhet sot pasdite për miratimin e disa nismave ligjore, të cilat u diskutuan në një seancë maratonë, që përfundoi mëngjesin e sotëm.

Ligjvënësit pritet që sot të miratojnë Raportin e Veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë, pas një debati të zhvilluar me Guvernatorin Gent Sejko për performancën e këtij  institucioni, sikundër për çështjen e mikrokredive. Skema e mikrokredive u konsiderua skandal nga opozita, përfaqësues të së cilës bën përgjegjës edhe Bankën e Shqipërisë.

Kuvendi gjithashtu do të miratojë edhe raportin vjetor të Avokatit të Popullit, të SPAK, Prokurorisë si edhe të disa institucioneve të tjera, që kryejnë në mënyrë të përvitshme raportimin në Parlament. Në seancën e pasdites ligjvënësit pritet të votojnë edhe vendet vakante të anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor si edhe të Këshillit të lartë të Prokurorisë.

Gazetare: Anisa Kadesha

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›