Parlamenti voton pr/ligjet dhe marrëveshjet mes kaosit

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla nisi votimin e disa projektligjeve dhe marrëveshjeve mes kaosit të seancës.
Vetëm 20 minuta ka zgjatur seanca parlamentare e ditës së sotme. Për shkak të kaosit të krijuar në Kuvend, ku deputetët e opozitës ndezën tymuese dhe kishte mbledhur karriget para foltores.
Ndërkohë, ka kaluar për votim edhe rendin e ditës. Me votat e mazhorancës janë rrëzuar 6 projektligje të depozituara nga opozita.
Projektligjet e miratuar në seancë plenare.
Projektligj “Për Ratifikimin e Marrëveshjes se huas, ndërmjet Republikës se Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit “Aftësia Ripërtëritëse e pare dhe zhvillimi i gjelbër- hua për politikat e zhvillimit””. 75 pro
- Projektligj “Për një shtese ne ligjin nr. 9975, date 28.7.2002, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar”. 75 kundër
- Projektligj “Për disa shtesa ne ligjin nr. 125/2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, i ndryshuar”. 75 kundër
- Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 162/2020 “Per Prokurimin Publik””. 75 kundër
- Projektligj “Per nje ndryshim ne ligjin nr. 7895, date 27.01 .1995, Kodi Penal Republikës se Shqiperise, te ndryshuar” . 75 kundër
- Projektligj “Për një ndryshim dhe shtese ne ligjin nr. 7895, date 27.1.1995 “Kodi Penal i Republikës se Shqipërisë”, i ndryshuar””. 75 kundër
- Projektligj “Për disa shtesa ne ligjin nr. 7895, date 27.1.1995 “Kodi Penal i Republikës se Shqipërisë”, i ndryshuar” 75 kundër