Parma tremb kryesuesit e Serie APas përmbysjes që bëri mbrëmjen e së shtunës në “Artemio Franchi” kundër Fiorentinës së Prandelit, ekipi provincial po tenton gjithnjë e më shumë ngjitjen drejt kreut.

Rrjetet sociale:
(ALBANIA SPORT) - Parma tremb kryesuesit e Serie A në Itali. Pas përmbysjes që bëri mbrëmjen e së shtunës në “Artemio Franchi” kundër Fiorentinës së Prandelit, ekipi provincial po tenton gjithnjë e më shumë ngjitjen drejt kreut. Pas një loje të fortë dhe me spektakël, ku nuk mungoi as kartoni i kuq, lojtarët e Parmës kanë arritur të fiksojnë rezultatin përfundimtar në favor të tyre 2-3, duke marrë një pikë të artë që e ngjit në pesë vendet e para të renditjes së Serie A dhe e bën një skuadër të denjë për të kërkuar titullin e sfiduar dyshen Inter-Juventus.
Numri i klikimeve - 956
E Diele, 22 Nentor 2009