Partia Demokratike mbyll fushatën zgjedhore në Gjirokastër
Kryeministri Sali Berisha ka mbyllur pasditen e sotme fushatën elektorale në qytetin e Gjirokastrës. Në fjalën e tij përpara mijëra qytetarëve të këtij qyteti, kryeministri Berisha ka deklaruar si kryesuksesin e tij, një rrjet rrugor të denjë për qytetarët.
Sot kam kënaqësinë e madhe se kam inaguruar një nga kryeveprat e infrastrukturës, tunelin Tiranë Elbasan dhe autostradën. Sot, për herë të parë në jetën time, kam ardhur nga Elbasani në Levan për 1 orë e 4 minuta. Sot inaguruam segmentin më të rëndësishëm të Bushtit të Jugut, dhe dy tre vitet e para të mandatit tjetër do të inagurojmë segmentin Memaliaj – Berat dhe gjirokastritët do të zgjedhin se nga të shkojnë, u shpreh Berisha.
Më pas kryeministri duke ju referuar investimeve dhe arritjeve të qeverisë në këto dy mandate u shpreh:
Në këto pak vite ne kemi vendosur mësuesin në piedestalin që meriton. Kemi ndërtuar dhe rindërtuar mbi 1300 shkollla dhe do të vazhdojmë të ndërtojmë edhe të tjera. Këto pak vite mundi dhe djersa juaj bënë që Shqipëria të ruaj rritjen ekonomike. Këto 4 vite që do të vijnë me uljen e mëtejshme të taksave ne do rrisim rrogat dhe pensionet si dhe do të hapim 250 mijë vende të reja pune, tha kryeministri.
Kreu i qeverisë i ka përgëzuar të gjithë qytetarët e gjirokastrës, shqiptarët, grekët dhe vllehët për harmoninë që ata kanë në bashkëjetesën e tyre në të gjithë këtë zonë.
Ju jeni simbol i harmonisë ndëretnike dhe harmonisë fetare. Le të vazhdojmë sëbashku për të zgheruar liritë tona, për të çuar përpara axhendën e integrimit europian. Sëbashku ne antarësuam shqipërinë në NATO, hoqëm vizat dhe lëvizim të lirë, së shpejti marrim statusin e vendit kandidat, tha Berisha.
Në fjalën e tij shefi I qeverisë nuk ka lënë pa përmendur dhe kundërshtarin e tij politik, kryesocialistin Edi Rama, duke ju përgjigjur akuzave që ai ka bërë ndaj tij po nga ky shesh mbrëmjen e djeshme.
Këtu Edi Rama u morr gjatë me Sali Berishën. Unë nuk kam ndërmend të merrem me të, por përpara jush do ti them tre gjëra: Së pari Edi rama me qytetarët e këtij sheshi më bashkon një ideal i madh, ideali i integrimit Europian.Sëbashku kemi vendosur firma të mëdha në aktet madhore të integrimit të Shqipërisë, kurse ti ke bërë gjithëçka për të shkelmuar këtë interes jetik të këtyre qytetarëve. Edi Rama, me këta njerëz më bashkon besimi tek një vlerë e madhe, tek vlera e familjes sime, e familjes shqiptare, që është një burim i pashtershëm