Partia Socialiste cel zyrtarisht fushaten per zgjedhjet e 8 majit

UPDATE- Partia Socialiste nen sloganin E vetmja rruge ka hapur zyrtarisht fushaten e saj elektorale per zgjedhjet vendore te 8 majit. Ka nisur ne Pallatin e Kongreseve ne oren 1700 prezantimi i kandidateve te Aleances per te Ardhmen ku fillimisht jane qytetaret te cilet po sjellin nje panorame te ndryshimeve te Tiranes gjate 3 mandateve te Edi Rames si kryebashkiak.
Punonjes dhe ish punonjes te Bashkise se Tiranes gjate mandatit 3- vjecar te Edi Rames jane duke bere ne kete momente nje permbledhje te arritjeve te kesaj bashkie gjate ketyre viteve dhe asaj cfare Rama premton te beje ne mandatin e tij te katert nese do te shpallet fitues. Mimi Kodheli nje ish punonjese e Bashkise se Tiranes sot deputete e PS-se tha se sebashku ne ndertuam institucionin qe Edi Rama e prezantoi me kurajon e tij te pazakonte institucion qe sot sipas saj eshte krenari per secilin prej nesh.
Ish nenkryetari i Bashkise se Tiranes Eduard Shalsi nder te tjera tha se e vetmja linje e sherbimit publik qe ka mbetur pa u rinovuar eshte linja Kombinat - Kinostudio si pasoje e bllokimit te projektit nga Keshilli Bashkiak por ne mandatin e katert shtoi me tej ai ajo do ti shtohet linjave moderne te kryeqytetit.
Eduard Shalsi tha se e vetmja linje e sherbimit publik qe ka mbetur pa u rinovuar eshte linja Kombinat - Kinostudio si pasoje e bllokimit te projektit nga Keshilli Bashkiak por ne mandatin e katert shtoi me tej ai ajo do ti shtohet linjave moderne te kryeqytetit.
Gjate nje njoftimi per shtyp te nje dite me pare Partia Socialiste tha se sot rilind shpresa per shqiptaret dhe shqiptaret sot do te nise udhetimi i perbashket ne te vetmen rruge per te ardhmen e Shqiperise.
Sot ne Pallatin e Kongreseve Shqiperia do te njihet me ekipin qe do te vazhdoje ndryshimin rrenjesor te bashkive e komunave qe jane qeverisur deri me sot nga socialistet dhe vizioni yne i ri per te gjithe ata shqiptare qe duan te shkeputen njehere e mire nga pushteti i Saliut dhe Ilirit dhe qe ne 8 maj jo vetem do i thone kurre me korrupsionit dhe kusarise por do te votojne masivisht per te vetmen rruge per Partine Socialiste dhe kandidatet e Aleances per te Ardhmen- njoftoi PS nje dite me pare.