Partia Socialiste e Francës do të dalë me kryebashkiaken e Parisit në zgjedhjet presidenciale

Partia Socialiste e Francës zgjodhi kryebashkiaken e Parisit, Anne Hidalgo si kandidaten për presidente të enjten vonë.
Hidalgo fitoi mbi 72 për qind të votave të hedhura nga anëtarët e partisë me më shumë se 90 për qind të votave të numëruara, njoftoi sekretari i parë i partisë, Olivier Faure.
Hidalgo fitoi ndaj kundërkandidatit të saj, ish-ministrin e Bujqësisë dhe kryebashkiakun e Le Mans, Stephane Le Foll.
Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Francë do të mbahet më 10 prill 2022. Nëse asnjë kandidat nuk siguron shumicën absolute, është paraparë raundi i dytë i cili do të mbahet më 24 prill midis dy kandidatëve që marrin më shumë vota./AA