E Diel, 1 Nëntor 2026

Partia Socialiste mbush 22 vjet, të majtët festojnë fitoren dhe ditëlindjen

Dy gëzime në një ditë! Kjo shprehje e vjetër popullore do të zërë vend sot tek socialistët, që në një ceremoni zyrtare, do të celebrojnë ditëlindjen e 22-të të Partisë Socialiste dhe fitoren e thellë të së majtës në zgjedhjet e 23 Qershorit.

Për të gjithë ata që mbetën zemërthyer për mungesën e festës tradicionale në 12 Qershor, Partia Socialiste mbajti premtimin, duke thirrur një festë të veçantë në datën 1 Korrik.
Mbrëmja e veçantë po zhvillohet në hotel Sheraton dhe në ceremoni do të jenë figurat më të rëndësishme të PS-së, LSI-së, aletatë të tjerë të socialistëve, personalitete të së majtës, trupi diplomatik i akredituar në Shqipëri si dhe përfaqësues të medias.

Megjithatë, një ftesë e purpurt e Edi Ramës ka mbërritur edhe në zyrën e kryeministrit në detyrë, Sali Berisha, i cili ende nuk dihet nëse do të festojë së bashku me socialistët ditëlindjen e 22-të të Partisë Socialiste, por mbi të gjitha, fitoren e tyre.

Deri më tani, nga 2 palët, është hedhur një hap para, falenderimi i Edi Ramës dhe Sali Berishës në fjalimet respektive, të fitores dhe të humbjes. Mbetet për tu parë nëse ky gjest i ka hapur rrugë edhe një trokitjeje gotash mes Edi Ramës dhe Sali Berishës.

Në një mesazh në rrjetin social Twitter Rama ka theksuar se ditëlindja e PS-së do të festohet me të gjithë aleatët.

Tiranë. Sot festa e ditëlindjes se PS që u la pas zgjedhjeve. Do ta kremtojmë në mbremje me aleatët tanë të LSI e me gjithë aleatët e tjerë shkruan Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›