E Diel, 1 Nëntor 2026

Partia e Gjelbër dënoi aktin e dhunës ndaj gazetarit Mero Baze

Tiranë, 3 nëntor NOA - Kryetari i Partisë së Gjelbër Edlir Petanaj dhe anëtar i Këshillit Drejtues i Partisë së Gjelbër Europiane ka dënuar aktin e dhunës ndaj gazetarit Mero Baze.

Petanaj ka kërkuar nga të gjitha organet e shtetit të zbardhin pa vonesë ngjarjen dhe të venë përpara drejtësisë autorët e vërtetë.

Dhunimi ndaj medias dhe gazetarëve shqiptarëve është një akt i pa pranueshëm në një vend që dëshiron të bëhet pjesë e familjes Europiane, - tha Petanaj.

Organet e Prokurorisë, - kërkoi ai, - të hetojnë këtë akt dhe të vënë para drejtësisë fajtorët.

Kurse theksoi se sulmi ndaj medias dhe gazetarëve duhet të marrë fund një here e mirë në këtë vend dhe në një Shqipëri Europiane nuk duhet të ekzistojnë ngjarje të tilla.

f.sh/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›