E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Partia e Lirisë mbledh Konventën brenda në xhami! Meta pritet të mbajë fjalim nga burgu

Në Tiranë po mbahet ditën e sotme Konventa e Partisë së Lirisë, e lajmëruar ditën e djeshme nga Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Takimi ka nisur në orën 11:00 dhe po zhvillohet në sallën e mbledhjeve të Xhamisë së Namazgjasë.

Gjatë Konventës kanë folur para të pranishmëve eksponentë të lartë të kësaj partie, por nuk kanë munguar as këngët patriotike, himni i flamurit dhe brohoritjet.

Në këtë takim pritet të flasë nga burgu edhe Presidenti i PL-së, Ilir Meta. Kjo do të jetë hera e parë që Meta i drejtohet live nga burgu mbështetësve të tij, që nga koha që u arrestua.

Kujtojmë se Meta prej disa muajsh ndodhet në burgun 313 në Tiranë me urdhër të SPAK, me akuza për korrupsion, shpërdorim detyre dhe fshehje të pasurisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›