‘Partizani’/ Berisha kërkon të shkojë në Kuvend, GJKKO shtyn seancën, nuk pranon fletëthirrjen e firmosur nga Argita! Për herë të 4-t kërkojnë përjashtimin e gjyqtares Gjoka

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili kërkon të marrë pjesë si deputet në seancat plenare të Kuvendit. Gjyqtarja Irena Gjoka e shty seancën me argumentin se fletëthirrjen që sot do të zhvillohej seancë gjyqësore e ka firmosur Argita Berisha dhe jo vetë ish-kryeministri.
Gjyqtarja thotë se duhet të jetë vetë personi në hetim që të firmosë fletëthirrjen që vërteton se ka dijeni që do të zhvillohet seanca. Kështu Gjoka vendosi që seanca e radhës të mbahet më 8 shkurt.
"Kemi ankimuar vendimin e SPAK, sot ishte seanca për të shqyrtuar ankimimi. Sot është dekriptuar që qëllimi politik po realizohet në mënyrë rigoroze nga kjo gjykatë. Në kohën e marrjes së masave të sigurimit, ishin të pakomunikuara dhe ata i konsideron të komunikuara.
Sot ndodh e kundërta, Gjykata nuk e konsideroi të njoftuar dhe e shtyn seancën. Shtyrja është për të vonuar gjykimin e kësaj kërkese. I vetmi qëllim është djegia e mandatit të Berishës. U shty për me datën 8 shkurt. Të shohim se çfarë marifeti tjetër do nxjerrë gjykata. Sot me firmë dhe me dijeni e konsideron të panjoftuar Berishën", tha avokati.
Nga ana tjetër, avokatët mbrojtës kanë kërkuar për herë të katërt përjashtimin e gjyqtares Gjoka. Në daljen për mediat, avokati Genc Gjokutaj sulmoi drejtësinë duke thënë se kjo është një lojë politike dhe kërkojnë që Berishës t’i djegin mandatin e deputetit.
"Kemi mbledhur shkeljet. Gjoka ka dhënë vendimin e datës 30 dhjetor për zëvendësimin e masës, pa u shprehur gjykata për kërkesën e përjashtimit", u shpreh Gjokutaj.
Kujtojmë që më 19 janar, SPAK refuzoi kërkesën e Berishës për të shkuar në seancat plenare. Prej 30 dhjetorit 2023 Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie, masë e caktuar nga Gjykata e Posaçme, pas kërkesës së SPAK.
Ish kryeministri Berisha, nën hetim nga SPAK akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për të favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një ndër pronarët e truallit ku shtrihej kompleksi sportiv, mbi të cilin ndërtoi më pas 19 kulla.
SI.E. / S.G
er.k.
Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?
★ ★ ★ ★ ★


Lajme të tjera
-
Thoma Gëllçi: Ilir Vrenozi, mendja më racionale e PD-së
1 Nëntor, 14:13 -
Të rinjtë refuzuan njerëzit e tij, Berisha sulmon ‘flamingot’ e studentët: Tradhtarë e provokatorë! PD, nëna e protestave në Shqipëri (VIDEO)
1 Nëntor, 12:49 -
Altin Ketro: Furtuna opozitare
1 Nëntor, 12:46 -
Protestuesit përzunë demokratët/ Stresi, djali i Sali Lushajt braktis protestat: Kokë turku nuk bëhem, s’duan ta rrëzojnë Ramën
1 Nëntor, 12:04 -
Ish-ministri Beqaj për Kodin e Procedurës Penale: Duhet të detyrojë pushtetin të respektojë ligjin kur vepron kundër qytetarit
1 Nëntor, 11:11 -
Protestuesit përzunë militantët e PD-së/ Ish-deputetja demokrate kritika Berishës: Opozita nuk ekziston, refuzon të dëgjojë qytetarët!
1 Nëntor, 11:01 -
Edi Rama thërret në raport Sali Berishën -Fejton-
1 Nëntor, 10:29 -
Flogert Muça: Lufta civile e opozitës, me Ramën në lozhën e nderit
1 Nëntor, 09:59 -
Ergys Mërtiri: Kush e pengon PD-në të organizojë protestën e saj, që t'i duhet të vjedhë e grabisë protestat e të tjerëve?
1 Nëntor, 09:05 -
EKSKLUZIVE/ ‘Një kuti plot me euro në vilën e Ballukut’, foto u gjet në telefonin e bashkëshortit të pastrueses! SPAK: Duket e shkrepur në Dhërmi
1 Nëntor, 08:49 -
Dhuna në protesta, Zef Brozi-protestuesve: Distancohuni, nuk sjell fitore! Mos bini në grackën e Berishës! Aty ku ai fut hundët, përgjaket Shqipëria
31 Tetor, 22:12 -
Protestuesit refuzuan militantët e PD, Berisha: Ramës i dështuan përpjekjet për përçarje! Kryedemokrati thirrje: Protesta ka nevojë për mbështetje (VIDEO)
31 Tetor, 20:17

