Partizani: Kunder Tiranes si te barabarte

Fitorja ne Kupe ndaj modesteve te Burrelit, fale golit te talentit te ri te shkolles se kuqe, Arber Capo, ka sjelle nje atmosfere pozitive te Partizani, vetem tri dite nga perballja tradicionale me Tiranen.
Vete utori i golit do te mungoje kunder bardhebluve (ka plotesuar numrin tre te kartoneve te verdhe), por freskia e Bakajt (shenoi ne Shkoder kunder Vllaznise), Babamustes e Karapicit (te tre keta nuk luajten ne ndeshjen e Kupes) mund te jete nje arme fizike me shume kunder 23-here kampioneve.
Partizani renditet i fundit pas 13 javeve, por mund te shfrytezoje formen jo te mire qe po kalon Tirana ne javet e fundit.
Ne fazen e pare bardheblute fituan 2-1 me nje gol ne minuten e fundit te shenuar Andi Lila, teksa te kuqte luajten pjesen e dyte me dhjete lojtare. Per Partizanin golin e vetem e realizoi braziliani Bruno, i cili nuk eshte me pjese e skuadres.
Humbja me Vllaznine me rezultat te ngushte nje jave me pare (2-1) tregoi se formacioni i Shpetim Duros ka forca per te perballuar skuadrat me te mira te kampionatit dhe nuk e meriton vendin ku ndodhet ne tabele.
E Enjte, 04 Dhjetor 2008