E Hënë, 2 Nëntor 2026

Partizani-Vllaznia, në “Arena e Demave”

Partizani – Vllaznia, finalja për titull kampion në futbollin e femrave, do të luhet të dielën e 18 majit në stadiumin “Arena e Demave”. Një ndeshje, e cila do të nisë në ora 19:30, ndërsa do të vijë drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar pikërisht në RTSH Sport. Partizani vjen në këtë finale pasi ka eliminuar Gramshin me dy fitore 1-0. Kurse Vllaznia eliminoi Apoloninë pas barazimit 1-1 dhe fitores 3-2.

Për Partizanin në këtë finale do të rëndojnë mungesat e Kotares dhe Memës, të cilat u ndëshkuan me karton të kuq në gjysmëfinalen me Gramshin. Përgjithësisht Vllaznia e ka dominuar këtë sezon Partizanin, teksa në Arenën e Demave, kjo në fazën e parë, më 18 nëntor 2024 pat fituar 2-0.

Në një farë mënyre një finale që ka diferenca të mëdha mes të dy ekipeve, por që gjithsesi pritet të dhurojë spektakël në fushë dhe në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Partizani kërkon titullin e parë kampion, kurse Vllaznia është në mbrojtje të këtij trofe.

Pas kësaj finaleje, futbollin e vajzave për sezonin 2024-2025 e pret finalja e Kupës së Shqipërisë, Apolonia – Egnatia.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›