E Enjte, 5 Nëntor 2026

Partizani bie në Gjeorgji! Shpresë për përmbysje në ndeshjen e kthimit

Partizani ka pësuar disfatë 2-0 nga Iberia 1999, në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conferencë League.

Në ndeshjen e luajtur në Mikheil Meskhi Stadium (Tbilisi), vendasit nga Gjeorgjia realizuan gol pas gjysmë ore loje me Nonikashvili me penallti.

Në fillimin e pjesës së dytë, gjërat për skuadrën e Orges Shehit u komplikuan në maksimum, pas daljes me karton të kuq të Rrapaj. Ekipi i Korgalidze ndëshkoi kundërshtarin në minutën e 57-të, falë Syllas. Partizani do të tentojë përmbysjen e madhe, në ndeshjen e kthimti që do të lihet pas pak ditësh.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›