E Martë, 3 Nëntor 2026

“’Partizani’ do kalojë në gjykim”, Gjikondi: Tregon abuzimin e pastër që ka kryer Berisha

Juristja Brizida Gjikondi thotë se dosja “Partizani” do të kalojë në gjykim.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Gjikondi u shpreh se kjo dosje, tregon abuzimin e pastër që ka kryer Sali Berisha.

“Patjetër që do kalojë në gjykim. Është abuzim i pastër me pushtetin. PS-PD tani kanë armik SPAK.

Çdo njeri duhet të përgjigjet për atë që ka bërë ose nuk ka bërë. Partizani ka qenë flagrante.

Dhëndri i vet, nga 5 metra ndërton 50 mijë metra, pastaj hyjnë ndërtues të tjerë. Politika shqiptare nuk duhet të shkarkojë tensionet e saj mbi shqipt.

Jemi popull i traumatizuar nga konfliktet, nga përçarja”, theksoi ajo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›