E Hënë, 2 Nëntor 2026

Partizani, gati për titullin kampion

Partizani në volejboll për meshkuj është vetëm një hap larg titullit kampion, teksa kryeson serinë e finaleve ndaj Skënderbeut, 2-0. Të enjten pasdite, në Pallatin e Sportit “Tamara Nikolla”, të kuqtë e Ylli Tomorrit kanë fituar me përmbysje 3-1. Skënderbeu ka fituar setin e parë 25-23.

Më pas Partizani përmirëson lojën dhe fiton setin e dytë 20-25. Nën ritmin e lartë të të kuqve, Partizani fiton dy sete njëherazi, 22-25 dhe 20-25 dhe 3-1. Tek Skënderbeu u dalluan Koks me 17 pikë në sulm dhe Musaka me 12 pikë. Kurse tek Partizani, Qepa me 22 pikë dhe Kutinjo me 21 pikë.

Ndeshja e tretë do të luhet të dielën në ora 18:00 në Pallatin e Sportit në Farkë, teksa Partizani pret të kurorëzohet për herë të 17-të kampion, ndërsa vitin e kaluar e pat marrë titullin ndaj Tiranës.

Nuk duhet harruar që këtë sezon Partizani është fitues i Kupës së Federatës Shqiptare të Volejbollit, Kupës së Pavarësisë, Ligës “Gjergj Kastrioti” dhe Kupës së Shqipërisë. 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›