E Diel, 1 Nëntor 2026

Partizani godet sërish në merkato, firmosin Çela dhe Tafaj

partizani1

Demat e kuq do të nisin seancat stërvitore të hënën, ku vëmendja është fokusuar te afrimet e fundit, por merkato nuk ka përfunduar ende
Nga Edmond Sufaj
Partizani e ka nisur vrullshëm fillim vitin, duke goditur sërish në merkato me afrimin e dy lojtarëve, pikërisht Emiliano Çelën dhe Enri Tafajn. Pas firmosjes me Fatjon Tafajn, Ishkën dhe Devollin, numri i lojtarëve cilësorë arrin në pesë. Emiliano Çela ka luajtur së fundmi me Apoloninë, duke qenë dhe kapiteni i saj. Ai konsiderohet një lojtar i domosdoshëm për skemat e Partizanit për fazën e dytë. Enri Tafaj ka qenë pjesë e Tomorit dhe së fundi i Kamzës. Por drejtuesit e skuadrës nuk e kanë mbyllur ende merkaton, pasi synohen dhe dy sulmues dhe një portier. Projekti për sezonin e ri duket tepër ambicioz për skuadrën, e cila duket se nuk do ta diskutojë ngjitjen në Superligë vitin e ardhshëm. Një tjetër goditje e merkatos së Janarit pritet të jetë edhe marrëveshja me sulmuesin nga Guinea, Sulejman Bajo, i cili prej disa kohësh ndodhet në Shqipëri, ku është provuar fillimisht me skuadrën e Kukësit, por për të nuk ka ende asgjë konkrete. Gjithashtu pritet afrimi i një portjeri, ku me shumë mundësi mund të jetë Edvan Bakaj. Skuadra e Partizanit do të projektojë fazën përgatitore pas përfundimit të merkatos, e cila është planifikuar të realizohet në Turqi. Blerjet e reja i kanë dhënë një fytyrë të re skuadrës, e cila duket më e sigurt në projektet e saj për të ardhmen, ku objektivi afatshkurtër është ngjitja në Superligë. Gërshetimi i eksperiencës dhe talentit, duket se është dhe çelësi i suksesit që kërkojnë drejtuesit dhe stafi teknik i skuadrës së Partizanit. Blerjet e deritanishme japin sigurinë e duhur që kjo të realizohet, por gjithsesi do të jetë vetëm fusha e lojës që do të japë përgjigjen përfundimtare.

Dy sulmues dhe një portier mbyllin merkaton e të kuqve
Drejtuesit e Partizanit kërkojnë afrime të reja në skuadër. Pikërisht, afrimi i dy sulmuesve dhe i një portieri do të mbyllin dhe merkaton e Janarit. Në fazën sulmuese, përpjekjet po bëhen për afrimin e dy lojtarëve të huaj, ku njëri prej tyre mund të jetë Bajo, ndërsa në portë përflitet për Edvan Bakajn, por ende nuk është konfirmuar asgjë. Mbyllja e merkatos do të përcaktojë dhe nisjen e fazës e përgatitore, e cila është planifikuar të zhvillohet në Turqi.

 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›