E Hënë, 2 Nëntor 2026

Partizani i jep lamtumirën Ligës së Konferencës

Partizani i ka dhënë lamtumirën Ligës së Konferencës për këtë sezon. Të kuqtë e drejtuar nga Skënder Gega kanë dështuar në “Air Albania” përballë Nome Kalju duke u mundur me rezultatin 1-0 në shtesë, gol i shënuar nga Ivanov 104’.

Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, pritej që kualifikimi të ishte një mision i lehtë për tu arritur nga ana e kryeqytetasve. E në fakt të kuqtë diktuar lojën, krijuan raste, humbën dhe një 11-metërsh në pjesën e dytë me protagonist sulmuesin Skuka.

90 minutat prodhuan një barazim pa gola dhe në shtesë, në momentin e parë të pastër, skuadra mike arriti ë gjejë rrugën e rrjetës dhe të sigurojë kualifikimin për më tej në këtë kompeticion. Dëshpërim për Partizanin që dorëzohet që në raundin e parë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›