E Martë, 3 Nëntor 2026

Partizani rigjen fitoren e munguar

Partizani është rikthyer tek fitorja në kampionat në volejboll për femra, teksa vinte pas humbjes në gjysmëfinalen e Ligës “Gjergj Kastrioti”, 0-3 ndaj Skënderbeut.

Rikthimi i Çezarina Xhekës, kjo pas dëmtimit që kishte pësuar në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Shqipërisë po ndaj Skënderbeut, motivoi skuadrën, e cila fitoi 3-1 ndaj Vllaznisë në ndeshjen e ardhur drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. 25-22 seti i parë.

25-14 seti i dytë po për të kuqtë. Por në setin e tretë Vllaznia bind dhe fiton 19-25. Partizani nuk toleron më në të katërtin, të cilin e fiton 25-18 dhe krejt ndeshja 3-1.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›