E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani, sot dita e se vertetes

Futbollistet e skuadres se Partizanit sot do te presin te marrin rrogat e premtuara nga presidenti Albert Xhani. Pas shume kercenimeve duket se gjerat do te rregullohen. Por nese nje gje e tille nuk ndodh, te gjithe lojtaret e kuq, pa perjashtim do te largohen nga ekipi. Nje gje e tille do te thote shkrirje skuadre. Nese do te ndodhte, Partizani do te ishte e para skuader qe do te shkrihej per shkak te pagesave. Megjithate nje gje e tille nuk pritet te ndodhe, pasi Xhani duket se eshte i gatshem te mbaje fjalen. Pasi nuk ka rrugedalje tjeter, o te lere klubin, o te paguaje. Tashme nuk mbetet gje tjeter, por vetem te shohim se cfare do te ndodhe sot ne kampin e kuq.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›