E Diel, 1 Nëntor 2026

Partizani zyrtarizon afrimin e Sebastjan Spahiut

Partizani ka përforcuar repartin ofensiv me afrimin e mesfushorit Sebastjan Spahiu.

Klubi i kuq ka zyrtarizuar marrëveshjen me futbollistin 26-vjeçar, i cili vjen pas eksperiencës së fundit te Shkëndija e Tetovës.

Spahiu ishte pjesë e skuadrës tetovare, me të cilën u aktivizua edhe në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. Tashmë, mesfushori shkodran rikthehet në futbollin shqiptar, ku më parë ka mbajtur veshur fanellat e Laçit dhe Egnatias.

Futbollisti ka firmosur një kontratë dyvjeçare me Partizanin, me opsionin e rinovimit edhe për një sezon tjetër. Prezantimi i tij është bërë nga presidenti i klubit, Gazment Demi.

Në realizimin e këtij transferimi ka pasur një rol të veçantë edhe ish-sulmuesi i Partizanit, Xhevahir Sukaj, sipas njoftimit të klubit.

Me këtë afrim, Partizani synon të shtojë alternativat në repartin ofensiv, ndërsa Spahiu do të ketë mundësinë të tregojë vlerat e tij në një tjetër aventurë në Superiore.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›