E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas 2004-s tjeter projekt importi mbeturinash ne Shqiperi

TIRAN- Shqiperia duket se do te perballet edhe nje here me situaten e gjashte viteve me pare kur qeveria e atehershme kishte nenshkruar nje marreveshje per sjelljen ne vend te mijera tonelata plehra per riciklim shume prane kryeqytetit.


Nje vendim i ngjashem eshte miratuar gjate mbledhjes se fundit te qeverise i cili i hap rrugen importit te plehrave nga vendet e Bashkimit Evropian per qellime riciklimi ne industrine vendase.


Vendimi nuk ka te beje me ndonje detyrim apo marreveshje me pale te tjera por per te mbajtur ne kembe industrine e riciklimit te mbetjeve ne Shqiperi. Ne nje prononcim per mediat zevendesministri i Mjedisit Taulant Bino theksoi mungesen e infrastruktures per kategorizimin e plehrave sipas llojit te tyre cka ben te domosdoshme importin e tyre nga vendet e tjera.


Kjo ndodh ne nje kohe kur nje nder ceshtjet me te diskutuara gjate cdo stine vere eshte sasia e madhe e mbetjeve qe gjenden anekend rrugeve te cilat cilesohen edhe si nje pengese e madhe per zhvillimin e turizmit. Sipas ambientalisteve qytetet shqiptare krijojne aq shume stoqe mbetjesh sa te mbanin ne kembe nje industri te tere riciklimi duke shmangur keshtu importimin e tyre.


Vendimi


Vendimi i qeverise per lejimin e importimit te mbetjeve nga shtetet e BE-se i referohet ligjeve dhe konventave qe jane nenshkruar me pare per kete veprimtari ku percaktohet menyra e trajtimit te tyre pas sjelljes ne vendet ku do te kryehet riciklimi. Mbetje qe parashikohet te importohen sipas vendimit do te jene kryesisht ato plastike qelqi porcelani letre etj.


Ne disa pika te tij vendimi i referohet zbatimit te kritereve per importin dhe trajtimin e mbetjeve ne vendimin e miratuar ne 2003-shin nje vit para se te dilte ne pah marreveshja Nano-Bechetti.


Ne marreveshjen e vitit 2004 ishte parashikuar ndertimi i nje impianti perpunimi te plehrave ne zonen e Kasharit investim i nje kompanie italiane. Kompania nuk kerkon asnje subvencion nga qeveria shqiptare me kushtin qe 39 per qind e kapacitetit te impiantit te shfrytezohej per perpunimin e mbetjeve qe do te vinin nga vendi fqinj Italia.


Qellimi i vendosjes se impiantit ne zonen midis Tiranes dhe Durresit ishte niveli ne rritje i prodhimit te mbetjeve ne keto dy qytete per shkak te shtimit edhe te numrit te popullsise.


Marreveshja nuk u aplikua kurre per shkak te reagimit te ashper te medias dhe opinionit publik per rrezikun qe paraqiste sjellja e tonelatave me plehra ne vendin tone.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›