Pas 3 ditës të qeta, rinis kaosi në Tiranë, breshëri gurësh, plumba gome, ujë dhe gaz lotsjellës

Pas tri ditëve relativisht të qeta, protestuesit iu rikthyen metodave të mëparshme të sulmeve me gurë, kapsollë e fishekzjarre drejt policisë duke shkaktuar kaos në kryeqytet. Nga ana e policisë, reagimi ka qenë i menjëhershëm me ujë e gaz lotsjellës dhe tanimë bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është i veshur nga një tymnajë. Tensionet mes tyre rindizen herë pas here, por deri më tani, epërsinë e kanë forcat e policisë që i kanë shpërndarë protestuesit.
Mbledhja e tyre te Ministria e Arsimit, erdhi për të shmangur protestën e thirrur nga kryedemokrati Sali Berisha para kryeministrisë. Më pas, militantët e PD u pozicionuan në hyrje të “Rrugës së Durrësit”, pa u bashkuar plotësisht me të rinjtë