E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas “Besës”, Rama prezanton “Prania besnike”: I adresohet vetëm partisë, në funksion të kthesës së mandatit të katërt

Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka zhvilluar një takim me grupin parlamentar dhe drejtuesit politikë, ku ka prezantuar një dokument të ri strategjik për organizimin e partisë.

Rama tha se mbledhja përbën vazhdimin e diskutimeve të zgjeruara mes grupit parlamentar dhe qeverisë, me fokus rolin që duhet të marrë Partia Socialiste në fazën e re të qeverisjes. Ai bëri të ditur se, krahas dokumentit strategjik “Besa”, drejtuesve u është shpërndarë edhe një dokument i dytë me titull “Prania Besnike”, të cilin e cilësoi si aneks të dokumentit të parë.

Sipas Ramës, “Prania Besnike” i adresohet ekskluzivisht Partisë Socialiste dhe synon ta vendosë atë në funksion të objektivave të mandatit të katërt qeverisës.

“Ky është vazhdimi i mbledhjes së zgjeruar të grupit parlamentar dhe të kabinetit qeveritar, për të nisur një diskutim së bashku rreth dimensionit të partisë në fazën e re ku ka hyrë vendi dhe ku kemi hyrë edhe ne si shumicë qeverisëse.

Dokumentin strategjik ‘Besa’ e keni tashmë në dorë. Ky dokumenti tjetër, që është këtu dhe që e ndaj me ju sot për një diskutim të brendshëm, quhet “Prania Besnike” dhe është aneksi i dokumentit të parë.

“Prania Besnike” i adresohet vetëm partisë, me synimin për ta vendosur atë në funksion të kthesës së mandatit të katërt. Sot dua të flas për makinerinë tonë të partisë”, tha ai.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›