Pas GJND-së Serbiatjetër manovër përveriun e Kosovës
BEOGRAD- Ekspertët serbë mendojnë se "rasti i Kosovës" pas GJND-së nga Haga po transferohet në Nju Jork. Sipas tyre i mbetet Asamblesë së Përgjthshme të Kombeve të Bashkuara që në bazë të opinionit të gjykatës të miratojë një rezolutë. Ndërsa siç thonë ata, Serbia atëherë duhet të bëjë çmos që ajo rezolutë të jetë e tillë që me të konstatohet se statusi i Kosovës "ende nuk është përcaktuar".
Tibor Varadi, një ekspert i së drejtës ndërkomëbatare nga Novi Sadi, thotë se nëse opinioni i gjykatës është me dykuptimësi, atëherë çdo nuancë është thelbësore. Por, sipas tij, peshën e opinionit e përcakton edhe numri i votave. "Serbia duke shkuar në gjykatë ka fituar në kohë dhe ka "ngadalësuar njohjet" e Kosovës. "Tani do të shohim nëse përveç kohës do të fitohet dhe diçka tjetër", vlerëson Varadi, përndryshe një hungarez i Vojvodinës, ish-ministër i drejtësisë në kohën e Jugosllavisë së Millosheviqit . Por, ndryshe mendon Aleksandar Fotic, një bashkëpunëtor shkencor i Institutit për Politikë Ndërkombëtare dhe Ekonomi, i cili tërheq vemendjen që Serbia nuk duhet të krijojë një "atmosferë euforike çfarë ka qenë pas vendimit të
Asamblesë së Përgjithshme që të përkrahë iniciativën e Beogradit për të shkuar në gjykatën e drejtësisë. "Sërish po krijohet atmosfera nga kreu i shtetit çfarë duhet të bëjë Serbia që shqiptarët e Kosovës përsëri të detyrohen t'i qasen negociatave të reja", thekson Fotic për gazetën "Politika". Ai është i bindur se nuk ekziston kurrfarë shansi për negociata të reja për statusin e Kosovës.
(m.a/qik/BalkanWeb)