E Martë, 3 Nëntor 2026

Pas Gjermanisë, sulm me thikë edhe në Francë; një i vdekur dhe 5 të plagosur

Të paktën një person është vrarë dhe 5 të tjerë janë plagosur pasi një algjerian u sulmua me thikë në një treg në qytetin francez të Mulhouse të shtunën pasdite, sipas mediave lokale.

Sulmuesi i dyshuar është një algjerian 37-vjeçar, i cili dyshohet se kishte detyrimin për t’u larguar nga territori francez, si dhe një ndalim gjyqësor dhjetëvjeçar nga vendi, sipas TF1, duke cituar burime policore.

“Në momentin e ngjarjeve, burri duhej të vinte dhe të firmoste kontrollin e tij gjyqësor në komisariat për të verifikuar arrestin e tij në shtëpi, të cilin ai e refuzoi,” raportoi TF1.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›