E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas Koresë së Jugut, Rama viziton Japoninë

Pas vizitës zyrtare në Seul, kryeministri Edi Rama viziton këtë të enjte Japoninë ku është mirëpritur në Tokio nga flamuri kuq e zi dhe ai japonez.

Ai ka postuar disa foto në rrjetet sociale për të shënuar këtë moment.

Vizita, e cila do të vijojë deri më 23 maj, synon forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë.

Rama do të zhvillojë një takim dypalësh me Kryeministren e Japonisë, Sanae Takaichi, si edhe një vizitë kortezie me Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Eisuke Mori.

Ai do të vizitojë gjithashtu Universitetin e Kombeve të Bashkuara në Tokio, ku do t’u drejtohet pjesëmarrësve në një panel diskutimi me titull “Rruga e Shqipërisë drejt Anëtarësimit në BE: Roli i Japonisë”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›