E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas Ministrisë së Arsimit, protestuesit i drejtohen Parlamentit dhe vijojnë shkatërrimet! Shkulin kangjellat, sinjalistikën, sulmojnë dhe Bankën e Shqipërisë

Pas përplasjeve të ndodhura në Rrugën e Durrësit, protestuesit kanë nisur zhvendosjen.

Ata janë larguar nga Ministria e Arsimit dhe kanë nisur marshimin.

Gjatë marshimit, ata kanë shkulur kangjellat anësore në unazë, ndërsa kanë bllokuar dhe qarkullimin.

Ndërkohë, gjatë përplasjeve ka pasur edhe shoqërime nga ana e policisë.

Ata janë drejtuar tek Parlamenti teksa kanë thyer tabela, shtylla, goditur xhama e thyer dyer të bizneseve, institucioneve apo edhe Bankës së Shqipërisë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›